Në komisionin e Integrimit sot është ndezur një debat midis deputetit socialist Sadri Abazi dhe deputetes së PD, Grida Duma.
Teksa raportonte z.kryeministrja Senida Mesi, Duma ishte duke diskutuar me kolegët e saj, Genc Pollon dhe Bledi Çuçin, ç’ka duket se i ka gërvishur nervat Abazit. Pa kurrfarë etike, Abazi e ka urdhëruar deputen të pushojë. Ja debati mes tyre:
Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do të të dëgjojmë ty!
Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet!
Abazi: Kujdes unë!!!
Duma: Rri urtë, ule zërin.
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash.
Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll.
Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj.
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua.
Duma: Kujdes kur flet!