Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Welt”, intervistë e titulluar: “Paradoks që Shqipëria nuk është në BE.”
Sipas gazetës, Rama sheh përparime të mëdha në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
“Nuk do ishte mirë që Bashkimi Europian ta linte Ballkanin si një zonë gri, ku mund të futen palët e treta,” shprehet Rama, duke nënkuptuar aty ‘kartën ruse’.
“Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ne jemi një vend i NATO-s. por është paradoks që nuk jemi në BE. E kemi parë së fundmi në Malin e Zi, se çfarë mund të bëjë ndikimi rus. Një qeveri anti-NATO apo anti-BE është një mundësi reale,” tha Rama.
“Ndikimi i Turqisë apo shteteve arabe është në rritje, por Moska është më e fokusuar.” Sipas Ramës, Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, përfshi këtu një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi.
“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të nisin negociatat, sepse ne kemi përmbushur detyrimet. Më e rëndësishmja ishte reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës ishte iv ështirë. Ne ndryshuam edhe Kushtetutën, diccka jo e zakonshme,”tha Rama.