December 23, 2024

Panucci: Nuk kam fjetur shumë mbrëmë…

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka folur pas humbjes ndaj Norvegjisë.

Gjatë një deklarate për mediat tekniku italian theksoi se kuqezinjtë kishin një paraqitjje fizike shumë të dobët dhe nuk mund të organizoheshin për të shënuar.

“Ishte thjesht një ndeshje një miqësore. Zhvilluam disa eksperimente, për të parë, në qoftë se do të jenë gati për ekipin Kombëtar apo edhe për në qershor. Më dha shumë mësime një ndeshje e tillë. Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas. Kam fjetur shumë pak mbrëmë. Humbja me Norvegjinë ishte një mësim shumë i madh.”

“Lojtarët? Ramadani ka luajtur shumë mirë së bashku me Kledi Baren. Qaka gjithashtu bëri paraqitje të mirë pavarësisht se ishte i emocionuar, rrezikova me Ajtin dhe Mavrajn por ishte një miqësore”

“Disa prej lojtarëve kryesorë nuk kanë luajtur me ekipet e tyre. Në miqësore doja t’i provoja disa prej tyre si do të ishin në fushë. Më shqetëson shumë gjendja fizike e lojtarëve pasi edhe nëse rrinim dy ditë në fushë nuk mund të shënonin dot me atë kontingjent”

Gjithashtu tekniku italian foli edhe Zhegrovën i cili me zgjedhjen e tij për të luajtur me Kosovën është bërë ‘mollë’ sherri ndërmjet dy federatave dhe trajnerëve respektive.

“Unë kam folur më parë me Edon Zhegrovën. Nuk kam asnjë kundër Kosovës, por vetëm respekt maksimal ndaj atyre si shtet dhe si përfaqësuese e re.

Lojtarit i uroj shumë fat me përfaqësuesen që ka zgjedhur, për mua çështja është e mbyllur.”, tha ai

Facebook Comments

MineralHygienics.com