Bashkepronarja e Top Channel Lori Hoxha ka treguar edhe njëherë se ka dashuri të madhe për makinat luksoze.
Lori e ka publikuar së fundmi një foto në Instagram ku shihet pranë veturës luksoze ‘Lamborghini’ e cila është e mbuluar me ar.
“E vjetër por e artë” ka shkruar ajo përkrah imazhit të publikuar.
Kjo veturë ishte njëra ndër më të komentuarat në media pasi ka qenë e para e tillë e cila qarkullonte në Shqipëri.
Në disa media Lori pati treguar se në familjen e saj gjithmonë ka pasur vetura të shtrenjta pasi edhe babai i saj i ndjerë i ka dashur shumë.