Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta prej disa kohësh janë vendosur në Zelandën e Re ku duket se kanë nisur gjithçka nga e para milje larg Shqipërisë. Çifti publikon herë pas here momente nga jeta e tyre në Zelandën e largët si dhe punën e vazhdueshme për të sjellë projekte të reja muzikore.
Këngëtares duket se i pëlqen shumë ky vend, i cili sipas një liste të publikuar po prej saj renditet ndër vendet me mirëqenien më të lartë. Vesa ka publikuar në “Instagram” një video ku tregon se çfarë mund të bëjë dikush që vendos të shkojë në Zelandën e Re dhe e ka quajtur atë perlën e botës.
Në Zelandën e Re kudo që të kthehesh ke diçka të bukur për të bërë..është perla e botës. Është shumë larg çmendurisë dhe mërzitjes. Është thjesht fantastike.”- ka shkruar Vesa krahas një vidioje ku shfaqet një pamje fantastike dhe relaksuese.