November 25, 2024

Gjermani: Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon BE-në me ‘rrezikun rus’

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi  një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Die Welt”, në të cilën nuk ka folur për problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka vendi ynë dhe që i janë vënë si kushte nga BE përpra se të hapen negociatat, por është përqëndruar te “rreziku rus”. Kjo intervistë kërcënuese  ka bërë bujë në botën gjermanishtfolëse dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Mediat gjermane shkruajnë se kjo që po bën kryeminstri I Shqipërisë është një ‘shantazh moral’.

Kryeministri Edi Rama po përpiqet që të nxisë BE-në që të pranojë vendin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk do ishte mirë që Bashkimi Europian ta linte Ballkanin si një zonë gri, ku mund të futen palët e treta,” tha Rama, duke nënkuptuar aty ‘kartën ruse’.

“Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ne jemi një vend i NATO-s. por është paradoks që nuk jemi në BE. E kemi parë së fundmi në Malin e Zi, se çfarë mund të bëjë ndikimi rus. Një qeveri anti-NATO apo anti-BE është një mundësi reale” citohet Edi Rama.

“Ndikimi i Turqisë apo shteteve arabe është në rritje, por Moska është më e fokusuar. Rama shpreson që Shqipëria të hapë negociatat e hershme të pranimit në BE”, shkruan “Die Welt”, duke ju rikthuer, edhe fjalëve shantazhuese të kryeminstrit të Shqipërisë.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të nisin negociatat, sepse ne kemi përmbushur detyrimet. Më e rëndësishmja ishte reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës ishte i vështirë. Ne ndryshuam edhe Kushtetutën, diçka jo e zakonshme”, citojnë mediat gjermane kryeminstrin  Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com