Javën që shkoi ka filluar në ekranin e Vizion Plus edicioni i shtatë i “Dancing with the stars”. 12 konkurrentë kanë nisur garën në disiplina të ndryshme të kërcimit modern. Spektakli erdhi në drejtimin e bukuroshes shqiptare Almeda Abazi. Përveç urimeve të shumta, nuk ka munguar as ajo e bashkëshortit të saj, aktorit turk Tolgahan Saysman.
Ai i ka dërguar lule bukuroshes, e cila i ka publikuar në rrjete sociale duke e falenderuar me fjalë të ëmbla dashurie bashkëshortin e saj. “Dashuria ime. Faleminderit shumë që e bën jetën time më të mirë! Të dua,”- ka shkruar në turqisht Almeda.