December 23, 2024

‘Ylli’ i Spanjës niset drejt familjes

Mesfushori i Manchester City, David Silva është lejuar të largohet nga skuadra e Spanjës për arsye personale.

Silva ka humbur disa ndeshje në Premier League këtë sezon, pasi kishte nevojë për të kaluar kohë me gruan dhe djalin e tij, i cili ka lindur para kohe.

Lajmin për mungesën e Silvas në ndeshjen e ardhshme e ka konfirmuar Kombëtarja e Spanjës në Twitter.

“Lojtari David Silva është liruar nga skuadra për arsye personale”, shkruhet në njoftim.

32-vjeçari startoi si titullar në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë në Dusseldorf të premten, por nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së martës kundër Argjentinës në Madrid.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com