“U mblodhën disa argumente dhe si përfundim, gjykova se nuk mund të bëj kompromis në një vend ku nuk merrej parasysh as forma, as përmbajtja e një emisioni. Bëra zgjedhjen time, vendosa të mos vazhdoja më aty. Kam pasur goxha debate si me skenaristët, regjisorët, edhe me vetë Ermalin madje. Nuk ma lejonin atë lirinë të veproja ashtu siç unë doja. Pastaj, nëse ti sjell një sponsor, merr një përqindje. Unë kam çuar disa sponsora në Klan dhe si përfundim nuk mora asgjë.”
Kështu tha modelja e njohur Rashel Kolaneci, e ftuar në Pop Culture pak javë pasi u konfirmua largimi i saj nga “Xing Me Ermalin”. Ndonëse ajo dhe Ermali e mohuan shpejt lajmin që u shpërnda nëpër portale, pas disa javësh nga nisja e sezonit, Rashel u largua dhe shumë shpejt edhe u zëvendësua.
Bukuroshja që u bë edhe më e dashur për publikun, por edhe më e komentuar në rrjet edhe për linjat e saj provokuese, do të rikthehet shpejt në “Xing me Ermalin.” Natyrisht, këtë herë si e ftuar. Ermali, në një postim të fundit të tij, ka lajmëruar se shumë shpejt, modelja me të cilën ai nisi rrugëtimin në Xing, do të rikthehet si e ftuar.
Pyetjet për të, të gjithë i kanë gati: kush është më e mira, ajo apo Kejvina, çfarë do të bënte për t’u rikthyer, me kë e ka inatin më shumë etj. si këto.
Rrjeti është gati për Rashelin, por edhe Kejvina gati për t’u përballur me ‘rivalen’ që, me sa duket, po kërkon ta ‘kërcënojë’.