November 25, 2024

Miriami rrëfen emocionet e propozimit për martesë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj është ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe e ftuar në emisionin Pop Culture artistja ka treguar propozimin e veçantë që ka marrë ! Duket se Albani është treguar tejet kreativ, pasi për t’i kërkuar dorën të dashurës është zhytyr 20 metra në thellësinë e Oqeanit Indian. Miriami ka rrëfyer gjithashtu se nga emocionet atë moment ka rrezikuar dhe jetës !

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-rrëfen Miriami duke mos fshehur emocionet.  Çaste te shkeputura nga videoja e propozimit u bënë gjithashtu pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon bashkëshortes së tij.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com