Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar sot banorët e prekur nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës. Kryemadhi shoqërohej nga Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama dhe deputeti i LSI-së për Qarkun Shkodër, Agron Çela.
Gjatë takimit me banorët, Kryetarja e LSI-së tha se ndodhej në Shkodër për tu solidarizuar me ta. Ajo vuri theksin te rëndësia e zgjidhjes përfundimtare për të evituar përmbytjen e tokave të banorëve. Kryetarja e LSI-së tha se nuk ndodhej në Shkodër për politikë, ajo vlerësoi qytetarinë dhe përballimin me dinjitet që shkodranët po i bëjnë kësaj situate të vështirë, teksa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me banorët e dëmtuar.
“Ne kemi ardhur në emër të Grupit Parlamentar. Kemi ndihmuar me aq sa kemi patur mundësi për të ndihmuar, kryesisht për koncentrat në bagëti. Kemi ardhur për tu solidarizuar. Nuk duam ta përdorim për politikë, sepse kjo është një fatkeqësi. Kjo është njerëzore. Ne kemi ardhur si motra dhe vëllai te vëllai. Duam që t’ju tregojmë që të gjithëve, dhe të ftojmë jo vetëm deputetët, por edhe gjithë shqiptarëve për tu solidarizuar me ju. Kemi mësuar nga shkodranët të cilët i përballojnë me dinjitet vështirësitë, fatkeqësitë. Kemi mësuar nga qytetaria juaj, sepse ju me qytetarinë tuaj përballë indiferencës qeveritare dhe politike, jeni djepi i qytetarisë, djepi i qëndresës së demokracisë. Me mirënjohje dhe respekt për të qenë pjesë e ndihmesës suaj. Unë falenderoj deputetin e LSI-së për Qarku e Shkodrës, i cili në çdo moment ka qenë në kontakt me ju, na ka përfaqësuar denjësisht. Ne do na keni gjithmonë krah me maksimumin tonë. Ashtu siç tha edhe Luani është e rëndësishme që të gjetet mundësia për asistencën e tokës, në momentin që kjo tokë është pronë e hidrocentraleve, hidrocentralet duhet ti dalin për zot kësaj lloj përmbytjeje. Pavarësisht emrit që ka qeveria, duhet të merret përgjegjësi për njerëzit e saj, për qytetarët e saj, sepse në fund të fundit ata përqafësojnë“,-tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.