December 24, 2024

Imazhi me shishet krijon kodërzën e gjelbër mes të shkretëtirës

Një kodër e gjelbër. Është ajo që mund të duket me shikim të parë, por në fakt në këtë foto që shihni nuk ka bar por xhama.

Ose më saktë shishe qelqi, gati për tu ricikluar nga stabilimenti Phenicia Glass Works në qytetin e Yeruham.

Kjo është fabrika e vetme që përpunon qelqin në Izrael dhe prodhon një milion shishe në ditë për gjigandët nga Coca Cola tek Heineken.

Por këto shishe që ju shihni rreth 300 mijë kanë dalë me defekte dhe të gjitha këto hidhen këtu duke krijuar ‘kodrën e gjelbër’, e lartë 15 metra dhe e gjerë 70 metra, sa një fushë futbolli, një peisazh sugjestionues për të gjithë, veçanërisht sepse gjendet e vendosur në shkretëtirë.

Këto kodra janë fotografuar në çdo stinë dhe në orë të ndryshme të ditës dhe nëse shihen nga larg, drita që takohet me copat e xhamit krijon reflekse të cilat të japin idenë e kodrave jeshile pothuajse magjike. Shumë ndryshe teksa e sheh nga pranë ato krijojnë nga lart një imazh të veçantë. Stabilimenti ndodhet në shkretëtirën e Negev, prej gjysmë shekulli dhe përfaqëson një nga burimet kryesore të të ardhurave të zonës. Politika e mbrojtjes ambientale të kompanisë parashikon riciklimin total të mbetjeve.

Por përpara se të shkrihen të gjithë xhamat aty krijojnë këtë pejsazh të jashtëzakonshëm. Kjo prezencë e zakonshme është bërë pjesë e ‘gjeografisë’ së zonës.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com