November 25, 2024

Basha: Kam bërë gabimet e mia, s’jam i pagabueshëm, ejani të gjithë të bashkohemi në gjirin e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një autokritikë të fortë para të gjithë shqiptarëve me të cilën ua ka hapur dyert të gjithë kundërshtarëve të tij të larguar nga PD-ja ose jo për bashkim.

Gjatë një fjalimi mbajtur për ish-të përndjekurit politikë, Basha kërkoi haptazi ndjesë, evidentoi gabimet e tij dhe premtoi që në Kuvendin e ardhshëm të PD-së, përfaqësimin e të gjitha shtresave e kategorive shoqërore.

Nga fjala e Bashës:

“…Rilindja e pinjollëve të diktaturës, Rilindja e nderimit për diktaturën, që nga ylli i kuq si provokim në gjoksin e Edi Ramës deri tek nderimi për xhelatët e diktaturës ka vetëm një dhe një një qëllim: Të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës luftës për liri, të glorifikojnë diktaturën e krimit. E bëjnë këtë jo thjesht për të nderuar paraardhësit e tyre, por për të glorifikuar aleancën me krimin, që është arsyeja e vetme që Edi Rama ëhstë sot në pushtet.

Zonja dhe zotërinj! Ne nuk jetojmë më një vend demokratik. Sot nuk ka më garë demokratike sepse nuk ka zgjedhje. Parlamenti shqiptar nuk ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, por ka dalë nga paratë e drogës dhe paratë e krimit.

“Paskemi qëndruar mbi varre”, tha Orhan Sakiqi në fjalën e tij. Ne vazhdojmë të qëndrojmë mbi varre dhe varret do të shtohen nëse nuk rikthejmë vlerat themelore të demokracisë, kthejmë votën e lirë, përfaqësimin dinjitoz të të përndjekurve politikë , të pronarëve dhe shqiptarëve të ndershëm duke nisur nga organet më të larta të Pd në Kuvendin e ardhshëm.

Facebook Comments

MineralHygienics.com