Pala maqedonase e interesuar në ekstrem për të zhbllokuar lëvizjen e vendit të tyre drejt NATO e BE kanë bërë disa propozime për emrin. Por në të gjithë kombinimet e propozuara fjala “Maqedoni” përfshihet. Kjo ka qenë një “kërkesë” e panegociueshme për palën maqedonase. Mbetet të gjëndet kompromisi. Edhe pala greke duket e angazhuar për të gjetur një zgjidhje, e cila duket e interesuar për të zgjidhur problemet me fqinjët.
Propozimet janë:
Maqedonia e Epërme
Maqedonia e re
Maqedonia e Veriut
Vardar Maqedonia
Maqedonia-Shkupi
Mosmarraveshjet kanë ardhur se Greqia nuk pranon ti vendoset një vendi tjetër emri i një province të saj, e cila është njohur për traditat e saj botërisht. Greqia më parë ka kërkuar që jo vetmi emri i provincës të mos huazohet por shqetësimi më i madh ka qënë lidhur me përvetësimin e “trashëgimisë helene” siç është emri i Aleksandrit të Madh.
Kjo mosmarrëveshje është e vjetër dhe e ka fillimin me shpalljen e pavarësisë në 1991 me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Nga 1991 deri në 1995 kanë vazhduar bisedimet me ndërmjetësimin e OKB por pa dhënë rezultat. Është pranuar ndërkombëtarisht të përdoret emri FYROM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) duke u bërë pengesë për integrimin e vendit në NATO e BE.
Kryeministri Zaev ka shpresë që me gjetjen e kompromisit për emrin do të mund të marrë ftesën për anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e korrikut.