Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Vendimi është shpallur nga kryetarja e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Genta Tafa Bungo, pak ditë pas seancës së vettingut, ku u pranuan provat e gjyqtarit.
Në seancën e sotme, KPK-ja tha se kishte vendosur shkarkimin nga detyra të Fatos Lulo anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
‘Vendimi i njoftohet subjektit, Komisionerit publik brenda 30 ditëve të kësaj seance dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të KPK.
Ky vendim apelohet pranë Kolegjit të Apelimit nga subjekti 15 ditë nga data e publikimit të njoftimit.
Ankimi publikohet pranë KPK’, tha Bungo në fjalën e saj.