Në ditët e sotme thuhet se mund të kuptohen shumë gjëra për lidhjen e dy personave vetëm përmes rrjeteve sociale. Por jo gjithmonë është e vërtetë.
Dy ditë më parë çifti fitues i “Big Brother 9”, Danjeli dhe Fotinia tërhoqën vëmendjen e publikut, pasi u përfol për një ndarje mes tyre.
Ishte mbyllja e “Instagram”-it të tyre të përbashkët që nisi këto thashetheme.
Por ditën e djeshme Danjeli reagoi për “revista who”, duke treguar se arsyeja pse nuk do t’i shohim më bashkë në “Instagram”, nuk është ndarja.
“Nuk jemi ndarë. “Instagram”-in e kemi mbyllur pa ndonjë arsye të veçantë thjesht ashtu donim. Ndoshta mund ta rihapim përsëri”, ka thënë Danjeli.