December 23, 2024

U divorcua nga mesfushori shqiptar

“Nuk ia vlen të martohesh me futbollistë, tradhëtojnë”! Kështu ka thënë Erjona Sulejmani, modelja shqiptare e njohur, pas ndarjes nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili.

“Por kur isha e martuar nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një kafaz të artë. Kisha lekë por nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen siç u raportua në media.

Një shkak për ndarjen ka qenë edhe fama që unë mora në Europianin e 2016, ai u ndje xheloz sepse të gjitha gazetat po shkruanin për mua”, rrëfen Erjona ne Top Show Magazine.

Ndër të tjera ajo është shprehur se gratë e futbollistëve nuk janë të lumtura as në jetë por as në shtrat.

“Futbollistët nuk janë bashkëshortë të mirë dhe as në shtrat nuk i kënaqin burrat”, u shpreh ajo.

“Unë jam ndarë dhe kam marrë një vendim për veten time dhe kam bërë shumë mirë. Jam gruaja më e zgjuar nga të gjitha gratë e futbollistëve, sepse vetëm unë jam ndarë dhe nuk kam qëndruar vetëm për para më të. Unë me Blerimin jam ndarë dhe nuk kam marrë asgjë ekonomike, ai do të paguaj vetëm për djalin dhe unë i kam refuzuar çdo gjë. Futbollistët nuk janë për familje. Ata tradhtojnë, dhe pse Blerimi mua nuk më ka tradhtuar, mesa unë di”, pohon ajo.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com