Shirat e fundit kanë sjellë problemet në rrugë të ndryshme në Tiranë, ku ka rrëshqitur një pjesë e tokës.
Nga këto foto, shihet se është shembur i gjithë trotuari.
Fotot janë shkrepur në rrugën Muhamet Deliu, rruga që të çon në malin e Dajtit.
Mësohet se toka është carë në dy vende dhe ka sjellë shembjen e një pjese të madhe të trotuarit.
Ky aks rruge u përurua, më pak se dy vjet më parë, në maj të vitit 2016, nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.