Situata vijon që të përkeqësohet nga reshjet e shiut dhe shkarkimet nga HEC-et në Shkodër.
Një nga mjetet e ushtrisë e ka marrë rrjedha e ujit, teksa po shpërndante ndihmat për banorët.
Në qarkun e Shkodrës janë mbi 5 mijë hektarë të mbuluar nga uji dhe 300 banesa, ndërsa 69 persona në qytet janë evakuuar duke u zhvendosur në konvikt.