November 24, 2024

Ahmetaj replikon me FMN për koncesionet e pakërkuara: Heqim dorë në 2021!

Një ditë pasi FMN i kërkoi qeverisë shqiptare eliminimin e praktikës aktuale të dhënies së koncesioneve me propozime të pakërkuara, ka reaguar Qeveria. Ministri e Financave, Arben Ahmetaj thotë se po përgatitet një ligj që do të ndërpresë dhënien e koncesioneve të pakërkuara duke filluar nga 2021, vit që përkon me mbylljen e mandatit të kësaj qeverie.

“Kemi rënë dakord dhe Ministria e Financave do të avancojë që nga janari i 2021 të mos ketë më oferta të pakërkuara”, thotë Ahmetaj.

Ministri financave tha po ashtu se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH ka për qëllim monitorimin e transaksioneve.

“Logjika e lidhjes së biznesit të vogël deri në 2 milionë është mbyllja e transaksioneve”, thotë ai.

Edhe për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër, pasi gjykon se tatimet nuk i kanë kapacitetet administruese. /TCH/

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com