E pranojmë të gjithë, është e vështirë të gjesh dike që nuk ka përjetuar gjëra të çuditshme përveç ëndrrave. Disa kanë parë veten në ajër, disa janë zgjuar poshtë krevatit, e disa kanë dalë somnambul në mes të rrugës…Si qëndron e vërteta? BrightSide ka bërë një përmbledhje të këtyre eksperiencave të frikshme aq sa ka pasur raste që nga frika dhe ankthi gjatë këtyre përjetimeve, disave iu është ndalur zemra së rrahuri.
1- Paraliza e gjumit. Si ndihesh: Zgjohesh gjatë natës dhe nuk mund të lëvizësh. Përjeton halucinacione të frikshme dhe një ndjenjë se dikush tjetër ndodhet në dhomë. Në antikitet, ky fenomen lidhej me ligësitë e shpirtrave të këqij. Pse ndodh: Zakonisht, kur flemë gjumë muskujt paralizohen edhe pse truri është i zgjuar. Përafërsisht 7% e popullsisë kanë përjetuar paralizë gjumi së paku një herë në jetë. Ata thonë kjo gjë ka më shumë gjasa të ndodhë kur fle me shpinë.