November 25, 2024

Shqiptarët nisin protesten ne Vöcklabruk, arsyeja

Autoritetet e qytetit Vöcklabruk kanë mbyllur një lokal bastesh. Por një numër shqiptarësh kanë zhvilluar një protestë të palejuar para shtëpive private të zyrtarëve të qytetit, shkruan ëocenblick.at.
Sipas portalit, kjo protestë ishte përpjekje për t’i frikësuar punonjësit në fjalë.

Ndërkaq, arsyeja për mbylljen nga shteti të bastores është, sipas kryetarit të Vöcklabruckut, Martin Gschëandter, zhvillimi i lojërave ilegale aty, transmeton albinfo.ch. ndërsa drejtuesit e lokalit dhe njerëzit e afërm me ta janë kundër një vendimi të tillë.

Në një video të publikuar ne youtube nga vetë protestuesit, me himnin austriak në sfond, shihen njerëz me transparente duke qëndruar para shtëpive private të personave të përmendur ndërsa njëri prej tyre, duke thirrur me megafon.

Njëri nga këto aksione të vogla është zhvilluar para shtëpisë së shefit të sektorit për siguri të Vocklabruckut, siç e tregojnë vetë postuesit e videos.
Demonstruesit në sloganet e tyre flasin për “zyrtarë të korruptuar” të qytetit dhe për “shpërdorim të tatimeve përmes arbitraritetit të zyrtarëve”.

Drejtuesit e bastores kanë bërë edhe ankesë juridike para Gjykatës Administrative të Landit të Austrisë së Epërme, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë autoriteteve të qytetit. Kjo ka bërë që ata të protestojnë edhe jashtë kornizave të lejuara ligjore, duke ushtruar presion mbi punonjësit e shërbimit publik.

Sipas një raportimi televiziv të ORF, familjet me fëmijë të vegjël, banorë të shtëpive para të cilave është protestuar, kanë pasur frikë nga e gjithë kjo. Por policia i ka shuar demonstratat.

Tash ndaj protestuesve do të ngrihen padi për detyrim dhe shpifje.
“Ne u kemi bërë thirrje organeve kompetente që të veprojnë në mënyrë konsekuente kundër gjithë kësaj”, ka thënë Gschandtner.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com