November 25, 2024

Shpat Kasapi thumbon publikisht ishin

Ndonëse kanë kaluar 5 vite që prej ndarjes së Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt dhe tanimë Afërdita është në prag të martesës me sportistin çek Jakub Kindl, kjo nuk e ndalon këngëtarin të “thumbojë” publikisht marrëdhënien e tyre.

Në një foto të Ermal Mamaqit, ku shfaqet Xhesika Berberi, e cila pritet të jetë e ftuara e ardhshme në “Xing me Ermalin” ndër pyetjet e shumta drejtuar modeles ishte edhe komenti i papritur i Shpatit:

“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do të ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Ne kontaktuam me dikë nga stafi i menaxhimit të këngëtarit, që na konfirmoi se ky është profili zyrtar i Shpatit, i cili përdoret nga vetë ai. Duket sikur Shpati nuk e përtyp dot faktin që Afërdita është martuar, me burrë të huaj shkruan Anabel. Në fakt nuk është vetëm Afërdita ajo që po bën një zgjedhje të tillë. Modele të tjera si Emina Cunmulaj apo Anxhela Martini kanë vepruar njësoj si ajo. Por jo, Shpati zgjodhi të merrte shembull Afërditën dhe për më tepër të pyeste për të gjithë këtë, miken e saj.

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi patën një lidhje 6-vjeçare, të cilës i dhanë fund në 2013- n. Afërdita ndërkohë pritet ta kurorëzojë historinë e saj 2 vjeçare të dashurisë me Jakubin më 29 qershor.

Pas propozimit magjik që partneri i bëri në vigjilje të Krishtlindjeve, marrëdhënia do të finalizohet me një dasmë, ku një ndër shoqërueset e nuses do të jetë vetë Xhesika.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com