Të gjithë shohim ëndrra të frikshme gjatë natës. Disa i përjetojnë më keq dhe më tmerruese se të tjerët. Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi kanë? Kur dikush ju ndjek në ëndërr, kur ndiheni sikur po mbyteni, sikur jeni futur në kurth. Këto tmerre bëjnë që zemra të rrahë fort, njësoj sikur t’i përjetoni vërtet. “Ëndrrat dhe tmerret gjatë natës ndodhin kur kemi përjetuar një eksperiencë jo të këndshme ditët e kaluara apo ditën që kemi lënë pas”,- thotë një psikologe për “The Sun”, duke shpjeguar se procesi i ëndërrimit është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë, fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Kur ndien frikë në ëndërr, trupi yt prodhon hormone që do t’i prodhonte sikur po ndesheni realisht me frikën. Kjo bën që të zgjoheni me duar të djersira dhe rrahje zemre të forta. Pra, rezistenca e trupit është e njëjtë si në realitet.
-Nëse ndieni se po mbyteni, kjo vjen kur keni kokën në pozicion të keq ose kuverta ju ka zënë frymën. Ka raste kur mund të keni dhe astmë.
Kur ndieni se nuk lëvizni dot dhe pas kësaj zgjoheni duhet të merrni frymë ngadalë deri sa të kalojë.
-Kur shikoni sikur dikush hyn në shtëpinë tuaj. Kjo vjen kur mund të sëmureni nga virus apo bakter, si dhe kur keni probleme me hapësirën individuale në jetën e përditshme.
-Kur ndieni se dikush po ju ndjek. Kjo ndodh kur në jetën e përditshme keni frikë të përballeni me problemet, si një çështje shëndetësore, problem financiar etj.