Minatorët janë përleshur me policinë përpara kryeministrisë, pasi kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda.
Ultimatumi prej 30 minutash që ata i dhanë kryeministrit për të nisur një diskutim me ta ka përfunduar dhe tashmë ata me vendosmëri i janë drejtuar selisë së qeverisë.
Edi Rama ndërkohë ndodhet në ambientet e kryeministrisë, duke zhvilluar mbledhjen e qeverisë.
Minatorët kërkojnë t’u jepet statusi i minatorit, prej shumë vitesh mohuar.