November 25, 2024

Minatorët: Rama, ke 30 minuta afat ose do të hyjmë me forcë!

Minatorët me artopalant i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama nga poshtë dritareve të tij në Kryeministri që t’u japë një orë e më parë statusin e minatorit dhe i kanë lënë vetëm 30 minuta afat para se të hyjnë me forcë në selinë e qeverisë.

Ata e kanë marrë fjalën me radhë, ndërkohë që nga godina, deri tani ndërsa protesta po vazhdon, nuk ka pasur asnjë reagim.

Kreu i protestuesve tha: ‘Në qoftë se qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë.

Këta pushtetarë ose pusht-etarë – se ti zoti kryeministër që nuk i ke qejf ultimatumet, por i pari e ke bërë “hap kutitë ose ik” – e kemi ne sot radhën për ultimatum: Debat publik ose ik!

Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë.

Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!”

Me këto thirrje, minatorët e mbledhur para kryeministrisë po presin takimin me Kryeministrin.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com