Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran momentalisht është zhvendosur në Australi për të dhënë një sërë koncertesh dhe në një prej tyre ai është paraqitur me vonesë.
Ai vizitoi një fanse e cila është e sëmurë dhe u sigurua që ky takim të zgjaste disa orë derisa fansja t’i bënte të gjitha pyetjet që dëshironte dhe sigurisht të shkrepte edhe një foto.
Sherie Hagger është 36-vjeçarja e cila po lufton me me fazën e tretë të kancerit në stomak por që arriti të bëjë ëndrrën e saj realitet. Ajo ka postuar një foto me këngëtarin në faqen e saj në Facebook ku shkruan: “Ndodhi vërtetë, ende nuk mund ta besoj. Pickoj dorën dhe shikoj fotot për t’u siguruar që nuk ishte një ëndërr. Ai është një djalë i thjeshtë dhe me këmbë në tokë.”
Teksa u shfaq me vonesë në koncertin e tij në Adelajde, lajmi se ai kishte vizituar të sëmurën mori dhenë dhe të pranishmit në koncert u përlotën nga akti i Ed Sheeran./Top Albania Radio