Selena Gomez po kalon ca kohë në bregdet.
Këngëtarja 25-vjeçare është parë në aeroportin e Sydney, Australi të hënën në mëngjes.
Pas arritjes, Gomez u pa me miqtë e saj në një jaht. Ajo dukej shumë e qetë dhe e lumtur teksa i kishte dalë diellit përballë, edhe pse pesha e saj kishte ndryshuar drastikisht.
Kohëve të fundit, Selena dhe Justin nuk janë parë bashkë, të dy po kalojnë kohë veç e veç. Ka pasur thashetheme se çifti janë ndarë, por ende nuk ka asgjë konkrete.