December 23, 2024

Kuleç në mënyrën turke

Nevojiten:

– 1 kg miell tip 400,
– 500 ml qumësht të vakët,
– 3 lugë ajkë të thartë,
– 1 qeskë pluhur për ëmbëlsira,
– 2 lugë tharmë të thatë,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 150 ml vaj,
– 1 të verdhë të vezës.

Për lyerje:

– 125 g gjalpë,
– 1 të bardhë të vezës.

Për t’i hedhur sipër:

– 2 lugë susam,
– 1 lugë e vogël kumin.

Përgatitja:

Në tepsi qitni 500 g miell, bëni një gropëz, dhe në të qitni tharmin e thatë, sheqerin, kripën, pluhurin e ëmbëlsirave, ajkën e thartë dhe vajin.

Të gjithë këta artikuj ngjishni me qumështin e vakët, shtoni miellin e mbetur dhe ngjishni brumin deri sa të bëhet i lëmuar.

Brumin lëreni të bymehet. Brumin e bymyer ndajeni në kuleç të vegjël. Kuleçtë lini të bymehen.

Çdo kulaç tëhollojeni në formë elipse dhe lyeni me pak gjalpë të zbutur.

Brumin priteni në shirita të vegjël dhe mbështillni, pastaj lyeni me të bardhët e vezës të patundur dhe qitni susam dhe kumin.

Piqni 30 minuta në 180 gradë.

Këshillë: kuleçve mund t’u qitni fara sipas shijes.

Facebook Comments

MineralHygienics.com