November 24, 2024

Kosova në mëdyshje për Zyrën doganore në Portin e Durrësit

Edhe pse Dogana e Kosovës në Portin e Durrësit ishte parashikuar të fillonte në dhjetor të vitit të kaluar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës ka hezituar që të hapë një zyre doganore, përmes së cilës mallrat që kanë destinacion Kosovën do t’i kryenin procedurat doganore në Portin e Durrësit, shkruan  Koha Ditore.

Arsye për zvarritjen e këtij projekti, sipas Qeverisë së Kosovës, janë implikimet buxhetore që ka ky projekt.Ndërsa në Qeverinë e Shqipërisë kanë thënë se e kanë kryer pjesën e tyre dhe në momentin që Qeveria e Kosovës vendos për ta hapur zyrën, ajo brenda një jave do të hapet.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë për gazetën se janë të përkushtuar që këtë proces ta rrumbullakojnë në kohë optimale, por nuk kanë dhënë detaje më shumë rreth tij.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com