Greta nuk është përfolur për asnjë romancë dhe gjithmonë ka preferuar të mos zhurmojë me jetën e saj.
Ndërkohë motra e saj Eni Koçi provokon në rrjetet sociale dhe shpesh tregon detaje të marrëdhënies së tyre të ngushtë.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale Eni ka treguar se si e quajnë me përkëdheli Gretën.
“Gjejeni kush u kthye? Geçi u kthye”, dëgjohet të thotë Eni.
“Për ata që nuk e dinë Geçi më thotë shtëpia dhe Eni”, shton Greta.
Greta ishte prej disa ditësh jashtë vendit dhe postimet e udhëtimit i ka ndarë me fansat e saj.