Situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Bashkinë së Shkodrës. Këto janë pamjet e fundit të orës 9.00 të datës 19 mars 2018. Në gjithë bashkinë po vazhdojnë reshjet e shiut. Situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2920 ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Dajç. Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 280 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 110 ha, fshati Darragjat 90 ha, fshati Samrisht i Ri 25 ha, fshati Samrisht i Vjetër 20 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 10 ha , fshati Rrushkull 5 ha, Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.80cm dhe ka tendencë rritjeje. Ka filluar të ngrihet uji mbi aksin kryesor Dajç-Velipojë.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit . Në Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.
Në Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara. Në Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Kërkohet një fadromë për të hapur rrugën në kodër, rrugë e vjetër.
Në 3 shtëpi në Obot dhe 5 shtëpintë tjera në Muriqan, dhe në 4 shtëpi në lagjen Gallube ka hyrë uji me rreth 10 cm. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.
Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Në Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur Në Rrethina janë të përmbytura 70 ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 ha.
Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 15 cm. Ka dëmtime të bazës ushqimore për rreth 100 krerë dele, 200 dënga sanë.
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.
Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka marrë masatt e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4. Aktualisht po kujdesemi për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëjmë evakuimin e të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.
Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur.
Bashkia Shkodër ka marrë masatt e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4. Aktualisht po kujdesemi për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim.
Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëjmë evakuimin e të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.
Në Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Vërehet rritje e nivelit të Lumit Kir dhe Përroit të Pistallës. Përrojet kanë pryrje maksimale kudo në territor.Kërkohet një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.