Naftëtarët e ARMO-s kanë dalë sërish në protestë për pagat dhe vendet e tyre të punës.
Protestës së tyre i janë shtuar edhe punëtorët e ndërmarrjes së import- eksportit në Vlorë, të cilët kanë rreth 2 vjet pa marrë rrogën.
“Jemi pa paga dhe të para garantuar para ligjit. Kërkojmë pagat e prapambetura nga firma prej një viti. Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet. Kërkojmë vënien në funksion dhe statusin e naftëtarit”- thanë protestuesit.