Bëri jehonë shumë të madhe mediatike. Mumja që bërtet mblodhi bashkë shumë historianë dhe teoricienë për të dhënë një sjhpjegim rreth këtij fenomeni.
Dy forca kanë vepruar mbi të: njëra për ta prishur dhe tjetra për ta ruajtur – tha për “The Sun”, Bon Brier, arkeolog në universitetin e Long Island që ekzaminoi trupin. – Për ndonjë arsye ka patur një përpjekje që të mos kishte jetë pas vdekjes dhe dikush tjetër kishte marrë mundimin dhe ishte kujdesur për jetën e tij pas së përtejmes. Mumja është e ekzpozuar në muzeun e Kajros, pjesë e një ekspozite të përkohshme të koleksioneve që nuk janë parë më parë.
“Kjo mumje ishte e veçantë jo vetëm për shikimin agonik në fytyrë, por e gjetëm edhe të mbuluar me lëkurë deleje.” Sipas egjiptologut mbulimi me lëkurë deleje do të thotë që nuk ishte i pastër, kishte bërë diçka të keqe në jetë. Mumja nuk kishte një shënjues në varr që sipas zakonit do t’i jepte një rol në jetën e mëtejshme. Duart dhe këmbët ishin të lidhura dhe nuk i është nënshtruar një procesi të mumufikimit tradicional. Thjesht e kishin lënë të thahej në natron (përzierje e sodium karbonat dhe sodium bikarbonat) dhe i kanë hedhur pak recinë (substancë viskoze) në gojën e hapur – tha Al-Ahram Weekly. Megjithatë, mumja u gjet e varrosur me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.