Një denoncim me pamje ka mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tregohen pamje nga shkolla “Ferit Begu” në Skrapar, ku nxënësit bëjnë mësim në qiell të hapur, në një godinë së cilës i mungon një pjesë e çatisë.
Edhe vetë Migjeni do të trembej nga pamjet e kësaj shkolle, ku nxënësit vetëm sa mund ta quajnë shkollë atë ambient, pasi nuk ka asnjë lloj fakti që mund të njihet si institucion arsimor.
Denoncuesi tregon pamje të kushteve të mjeruara të shkollës, fëmijët e së cilës zhvillojnë mësimin jashtë çdo lloj standardi të pajisjeve didaktike e normale të shkollave.
“Miremengjes o piktor deshtak dhe ndrikull Injoranca, qe kthyet koherat migjeniane ne arsimin e Shqiperise!
Miq, keto jane kushtet ne Shkollen “Ferit Bergu” per lulet e vegjel ne Vendereshen e 3-te te Skraparit!” – shkruan ish-kryeministri Berisha.