Deputeti i PS Erjon Braçe, është shumë aktiv edhe në lidhje në zhvillimet e sportit, dhe veçanërisht futbollit në Shqipëri.
Ai ka reaguar ndaj kontestimeve të shumta nga disa skuadra ndaj federatës.
Braç i është referuar një shkrimi në PanoramaSport ku flitet për rezultate të paracktuara dhe dëmtimin e disa skuadrave.
Duke bërë një lidhje të situatës edhe me ligjin e ri për financimin e sportit, Braçe shkruan se do dalë kundër kryeministrit për financimin sipas tij të atij që është kthyer “sistem kriminal futbolli”.
Ja çfarë shkruan Braçe:
“Ue ue ue ue PANORAMA SPORT!
Kampionat me Telekomande, Gafa gjyqtaresh dhe Teater-jep verdiktin!
Po vone, shume vone e gjykuat keshtu.
Kur thashe se ka hierarki edhe per kreun, edhe per Evropen, edhe per renien, ne nje gare te korruptuar prej Sistemit kriminal Duka, uleritet njezeri: C’pune ka politika ketu?
Madje mbushet faqet me Devil-in e Dukes qe merrej me gjatesine time edhe pse gojen e kishte plot!
Po tani?!
Tani po ndodh egzakt ajo qe une tregoja.
Eshte paravendosur gara per Evropen-cdo ndeshje ndodh egzekutimi, Kukesi, Laci, Luftetari etj, kjo eshte renditja, ndaj askush nuk e ndal dot Lacin, ndaj frenohet Luftetari, Vlora, Partizani duke i sakatuar.
Ajo qe ndodhi dje ne Korce nuk kish lidhje me Skenderbeun, por pikerisht me Luftetarin qe duhej ndalur, kur Laci ishte favorizuar ca ore me pare.
Gjithe ulerima “se ka bere Skenderbeu, drejtuesit e tij” ishte e vertete;
E beri arbitri ne funksion te hierarkise se vendosur-renditjes Kukesi, Laci etj.
Por kjo u fsheh nga kenga “Skenderbeu ska nevoje per kete”! E njejta histori eshte edhe ne fund;
Cdo gje po luhet te bjere Vllaznia-nje tjeter histori e madhe e Shqiperise.
Kane vene kalendarin perpara ne tavoline dhe po kombinojne mdeshje te Lacit me ato te Vllaznise-u masakrua Vllaznia ne Lac, Teutes etj, me qellim qe edhe hierarkia e “Evropes” te mos prishet por edhe Vllaznia te bjere.
KY ESHTE SISTEMI KRIMINAL DUKA!
E keqja nuk ka shkuar ende ne fund!
E kur ndodh e gjitha kjo, dje degjova kryeministrin tim te angazhohej per nje ligj te ri mbi sponsorizimin e sportit!
Po ua them sot, kur gara eshte kthyer ne nje sistem kriminal ku cdo gje eshte paravendosur duke vrare ekonomine e futbollit, une do jem i pari kunder ne Kuvend qe do kundershtoj cdo kalim te parave te taksave e tatimeve tek sistemi kriminal i futbollit!
VO: Nxirrni Devil-in tani te shaj se dosja u kompletua”, shkruan deputeti socialist.