Rudina Magjistari është padyshim një nga figurat më të dashura të televizioneve shqiptare. Prej më shumë se 20 vitesh ajo ka qenë pjesë e pandashme e ekranit, mirëpo jashtë kamerave Rudina është edhe një grua mjaft e suksesshme edhe në biznes.
Nuk është e panjohur që personazhet e njohur të ekranit të kenë biznese të ndryshme. Në vitin 2002, Rudina ka hapur një biznes të quajtur “Fintaks consulting”.
Objekti i biznesit shpjegon se kryen dhe merr në të gjitha aktivitetet dhe bizneset, në fushën e revisionit kontabël, asistencë në fushën ekonomike, administrative, fiskale, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike, që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë, ekspertizë vlerë- suese etj.. Rudina është aksionere e vetme e këtij biznesi, madje dhe administratore e tij.
Rudina nuk është larguar as nga ekrani dhe as nga profesioni i saj, që nuk ka lidhje me botën e televizionit. Ndërkohë, një tjetër biznes i Rudinës, i cili nuk është i panjohur për vajzat e botës së televizonit, është një qendër e trajtimeve estetike. “Velur” u hap në vitin 2006, ndërkohë që Rudina, në ndryshim nga shumë personazhe të ekranit ,të cilët nuk kanë lënë rast pa reklamuar në ekran dhe në portale aktivitetin e tyre privat, madje të shumtë janë ata që e bëjnë edhe te programi i Rudinës, vetë ajo nuk ka bërë ndonjë përpjekje që t’i bëjë publicitet qendrës së saj të estetikës.
Në fillim ky biznes u hap së bashku me miken e vjetër të Rudinës, ndërkohë që dy vitet e fundit, këtë aktivitet e ka vetëm Rudina, me 100% të aksioneve. Si përfundim, mund të themi me plot gojë se Rudina Magjistari është një grua e realizuar në çdo aspekt, e cila ka ditur të mbajë në ekuilibër perfekt jetën e saj familjare, punën në televizion, e cila është mjaft impenjative pasi është 5 herë në javë, por edhe bizneset e saj private të cilat, mesa dimë ne, ecin shumë mirë. Ne i urojmë suskese!/Panorama Plus