November 25, 2024

Senida Mesi: Varfëria luftohet me punësim jo me ndihmë ekonomike

Zv.Kryeministrja Senida Mesi deklaroi gjatë debatit parlamentar për varfërinë se kjo e fundit luftohet me punësim dhe jo me ndihmë ekonomike.

Sipas saj, skemat e zgjatura të ndihmës ekonomike janë parakusht për të rënë edhe më shumë në varfëri.

“Ndihma ekonomike nuk mund t’u jepet më atyre që kanë miq e kushërinj në parti a në bashki, por do t’u jepet vetëm më të varfërve dhe ndërkohë punësimi dhe vetëm punësimi është alternativa që do t’i ofrohet kujtdo që nuk e përfiton më ndihmën, apo që është fizikisht i aftë për punë”, tha Mesi.

Ajo akuzoi opozitën se po përdor varfërinë për qëllime politike.

“Ka një dallim themelor mes shqetësimit tonë për këto familje dhe atij të opozitës. Ne synojmë gjithëpërfshirjen e tyre në jetën ekonomike të vendit, kemi reforma për të nxjerrë nga kjo situatë familjet në nevojë”, tha Mesi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com