December 26, 2024

Sa kalori djegim duke qendruar ne vaske te ngrohte?

Shkencëtarët e Universitetit të Loughborough testuan 14 burra duke i dërguar ata në një udhëtim me biçikletë një ore dhe pastaj duke i lënë ata të merrnin një dush një orë në një temperaturë prej 40 ° C, shkruan Daily Mail.

Pas çiklizmit studimi konstatoi se burrat dogjën shumë kalori, por të njëjtit duke pushuar në një banjë të ngrohtë gjithashtu ua dogji 130 kalori, kjo për shkak të rritjes së temperaturës së trupit.

E përveç djegies së kalorive, pas një banje të gjatë shkencëtarët gjurmuan sheqerin në gjak të të gjithë pjesëmarrësve për 24 orë

Ata gjetën se pas një banje të gjatë sheqeri i gjakut ishte rreth 10 për qind më i ulët në krahasim me udhëtimin me biçikletë.

Hulumtimi sugjeron se ‘ngrohja pasive’ redukton inflamacionin. Ngrohja pasive përdoret si një trajtim mjekësor në Finlandë dhe revista e Mjekësisë së Brendshme të JAMA e cila sugjeroi se qëndrimi ulur në një sauna mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com