November 25, 2024

Rihana sherr me Chris Brown, ja çfarë bën Snapchat

Bëhet fjalë për divën e muzikës Rihanna dhe rreperin Chris Brown, sherri midis të cilëve është bërë objekt i një reklame në rrjetin social Snapchat i cili ka krijuar debate të shumta.

Vetë këngëtarja Rihanna e ka sulmuar këtë rrjet social dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në Instastory: “Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se cfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për dicka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë vitkima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë dicka të tillë”.
Sipas kritikuesve, por edhe vetë Rihannës, rrjeti social Snapchat nëpërmjet reklamës së publikuar nxit dhunën në familje.

Reagimi i fansave por edhe i Rihannës ka bërë që drejtuesit e rrjetit social të fshinë reklamën por edhe të kërkojnë ndjesë publike.

Facebook Comments

MineralHygienics.com