December 24, 2024

Lubonja: Akuzat e PS-së për financimin rus, janë qesharake

Akuzat e Partisë Socialiste se çadra e protestës së Partisë Demokratike është financuar nga rusët, për Fatos Lubonjën janë qesharake.

Por, Lubonja gjithashtu u shpreh se është e rëndësishme të diskutohet se ku i gjejnë partitë paratë.

“Kjo është tepër largvajtëse, mendoj e paprovueshme, megjithatë nuk përjashtohet që rusët si shtet i madh të kenë agjenturat e tyre, si amerikanët, italianët, etj. Por që të bëhet një financim i qëllimtë dhe të angazhohen ca rusë, për të financuar këtë çadër të protestës së PD që të destabilizojë Ballkanin, kjo është qesharake për mendimin tim. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme të diskutohet se ku i gjejnë këto parti paratë”, u shpreh Lubonja në emisionin në “Studio e Hapur”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com