Deputeti i LSI Endrit Braimllari thotë se qeveria po tenton të largojë vëmendjen nga debati mbi ndihmën ekonomike duke përhapur lajmin e largimit të këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Fierit.
Deputeti thotë se në fakt ata këshilltarë ka kohë që janë larguar nga grupi i LSI duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Armando Subashi për presion.
Sakaq, Braimllari paralajmëron se LSI po përgatit një dosje volumize për zyrtarin e PS, që kompromentohet sipas tij në akte korrupsioni.
“Qeveria e drogës, për të larguar vëmendjen nga debati mbi ndihmën ekonomike dhe varfërinë ku e ka cuar vendin, nxjerr lajme për largimin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkine Fier.
Jemi në dijeni që për shkak të presionit banditesk të Armando Subashit ato këshilltarë kanë kohë që janë larguar nga grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
LSI po ndjek nga afër dhe po përgatit një dosje voluminoze për aktet korruptive dhe lidhjet e Armando Subashit me krimin e organizuar, duke e favorizuar dhe ndihmuar që në kohën kur ka qenë gjyqtar. Kohës korruptive dhe kriminale të Armando Subashit po i vjen fundi”, shkruan Braimllari.