November 25, 2024

Departamenti i Shtetit jo plotësisht funksional për shkak të një ‘krize personeli’

Në Departamentin e Shtetit ka gjithsej 59 poste “drejtuese” ku mund të vendosen persona përmes emërimeve “politike” ose thënë ndryshe “jo të karrierës” . Disa prej këtyre posteve kërkojnë miratimin e senatit, ku janë edhe shumica republikane edhe pakica demokrate. Një rol të rëndësishëm, për të mos thënë kryesor ka Presidenti i SHBA që bën propozime, sigurisht në konsultim dhe mirëkuptim me Sekretarin e Shtetit.

Prej 15 muajsh që Presidenti Trump ndodhet në detyrë dhe zoti Tillerson ishte në postin e Sekretarit të Shtetit, kjo strukturë “politike” nuk është ende funksionale. Në kuptimin që ajo ende nuk është plotësuar tërësisht.

Së pari duhet patur parasysh se prej dy ditësh, mungon Sekretari i Shtetit i cili është “shkarkuar” dhe në vendin e tij është “propozuar” ish Drejtori i CIA-s zoti Pompei, i cili duhet të marrë miratimin nga senati para se të fillojë detyrën, gjë që është formalitet po të kemi parasysh faktin që republikanët zotërojnë shumicën në senat.

Së dyti, nga 59 postet “politike” janë emëruar nga Trump në konsultim me ish-Sekretarin Tillerson, duke marrë edhe miratimin e senatit, 23 individë, pra janë plotësuar vetëm 39 përqind e tyre. Kurse 23 poste ose 39 përqind e të gjithë posteve, janë vakante/bosh të cilat janë krijuar se shumica e tyre janë larguar nga Departamenti i Shtetit. Dhe 13 poste, ose 22 përqind e posteve, drejtohen nga individë “në detyrë/acting” që kanë qënë të emëruar nga administrata e mëparshme. (shih strukturën skematike të DASH, ndërkohë që për më shumë konsultime mund të përdoret edhe linku: https:https://www.state.gov/r/pa/ei/rls/dos/99484.htm)

Kjo do të thotë ndryshe, që mbi 60 përqind e posteve politike në DASH nuk janë plotësuar nga administrata e re. Dhe duke pasur parasysh se Trump u zgjodh përmes një betejë të “ashpër” mes anti-establishmentit dhe establishmentit, ky vakum duket se pasqyron edhe këtë betejë. Por mesa duket me pasoja për efikasitetin e funksionimit të “trurit” që ka për detyrë implementimin e politikës së jashtme të SHBA.

Ndërkohë që për çështjet themelore dhe për vendet apo rajonet me interes të lartë për diplomacinë amerikane, ndoshta ky vakum është mbushur plotësisht apo pjesërisht, për disa vënde apo rajone të një rëndësie më të ulët, vakumi duket të jetë i konsiderueshëm. Pyetja që shtrohet më konkretisht është: A ka ndikuar kjo në politikën e jashtme të SHBA për Shqipërinë dhe Ballkanin? Aq më tepër që edhe shumica e individëve të emëruar para zgjedhjes së Trump, në poste jo politike, pra të karrierës, janë emëruar para se të fitonte anti-establishmenti mund të mos kenë përqafuar doktrinën e Trumpizmit.

Ndërkohë që një pjesë jo e vogël e tyre janë larguar nga shërbimi diplomatik, jo thjesht se mund të kenë qënë të emëruar nga demokratët por se janë kundër doktrinës Trump, madje edhe se mund të kenë qënë të emëruar nga republikanët.

Përfundimisht, nisur nga fakti që nga Shtëpia e Bardhë, doktrina e re është anti-establishment, duket se kjo ka pasur ndikim edhe në administratën e DASH, jo vetëm sepse në pjesën e sipërme të saj, në atë politike ekzistojnë vakume të konsiderueshme por edhe sepse një pjesë e konsiderueshme e individëve të “karrierës” nuk janë rreshtuar me doktrinën Trump, e madje disa prej tyre edhe janë larguar.

Kjo situatë në DASH shërben për të kuptuar gjithcka ndodh edhe në Tiranë. Në javët e ardhshme, me emërimin e Sekretarit Pompei, pritet që kjo situatë të ndryshojë dhe DASH të bëhet plotësisht funksional.citon syri

Facebook Comments

MineralHygienics.com