November 25, 2024

Rama u bën biografinë familjeve që ka vizituar Basha

Kreu i qeverisë ka marrë fjalën në Kuvend i thirrur nga opozita për mocion me debat lidhur me heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve.

Edi Rama ka sulmuar kryetarin e PD, Lulzim Bashën, se interesohet më shumë të dalë në fotografi me të varfrit sesa të zgjidhë problemet e tyre dhe u ka bërë biografinë, një pjese të mirë emër për emër se kush është i sëmurë, kush i divorcuar, kush ka fëmijë pa punë, kush nuk e ka dashur punën e afruar…

Ai ka theksuar se varfëria nuk është status që jepet njëherë e përgjithmonë dhe se skema do të vazhdojë të reduktohet me ofrimin e një pune për të papunët dhe nuk do të ndalet.

“3% që “këta” jepnin për pushtetin vendor për ndihmë sociale nuk u përdor kurrë, – tha Rama, – kurse sot është 6% dhe 44 prej bashkive të vendit e kanë shpërndarë këtë fond. Lulzim, bëji thirrje bashkisë së Shkodrës që ta shpërndajë këtë dhe të tjerave që nuk janë të PD-së ta bëjnë një orë e më parë këtë. Ndërsa për njerëz që janë shëndoshë e mirë dhe u jepet mundësia për punë nuk kemi për t’ua dhënë. Ndihma ekonomike është për njerëzit që nuk kanë asnjë mundësi punësimi,” theksoi Rama.

Pas Ramës, e mori fjalën Spaho për replikë: “Ti po merresh me individin dhe i je shmangur dy problemeve kryesore,” – i tha demokrati.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com