Kur ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit.
Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.
Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e Lirije Lamit u raportua si vdekje natyrale.
Mirëpo pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë.
Mes të shoqëruarve në polici janë bashkëshorti i të akuzuarës dhe vjehrri.