“Daily Mail” paralajmëron se një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokes dhe pritet ta godasë nesër.
Stuhia mund të godasë satelitët, të ndërpresë energjinë elektrike dhe të përhapë aurora në Polin e Veriut.
Ajo është krijuar javën e kaluar si pasojë e një shpërthimi të madh në atmosferën e Diellit, e njohur si stuhi diellore.
Administrata kombëtare amerikane për oqeani dhe atmosferë thotë se stuhia diellore do të jetë një stuhi “minore” G-1.