“Dënim me vdekje”, kjo është masa që do të kërkojnë Prokurorët në Florida për Nikolas Cruz, ish-studentin e akuzuar për masakrën e muajit të kaluar në një gjimnaz në Parklend, ku humbën jetën 17 persona.
Në bazë të një dokumenti të depozituar në gjykatë, prokurorët e argumentojnë kërkesën e tyre me faktin se, Cruz e ka kryer sulmin me vetëdije të plotë se mund t’u merrte jetën shumë njerëzve.
Ndaj 19-vjeçarit rëndon akuza për vrasje me paramendim dhe për tentativë vrasjeje. Pas depozitimit të kërkesës, avokatët e Cruz përsëritën ofertën që klienti i tyre të pranojë fajin nëse akuza nuk insiston për dënimin kapital.