November 25, 2024

Floriana Garo bëhet nënë!

Floriana Garo është bërë nënën për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vet moderatorja e njohur nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Princesha e vogël, të cilën Floriana dhe bashkëshoriti i saj, Enis Daci, e kanë pagëzuar me emrin Adia, ka ardhur në jetë që në datën 12 mars, por moderatorja e ka ndarë lajmin e bukur vetëm mëngjesin e sotëm.

“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”, ka shkruar Floriana në postimin e saj në “Instagram” ku ka publikuar dorën e vogël të Adias.

Facebook Comments

MineralHygienics.com