Dua Lipa ka shqetësuar fansat pasi ka anuluar disa koncerte në turin e përbashkët me Bruno Mars. Këngëtarja shqiptare njoftoi se po vuan nga një dhimbje e madhe e dhëmbit dhe i është rekomanduar nga mjeku që të mos performojë.
Dua ka konfirmuar se për shkak të heqjes së dhëmbit është i pamundur performimi për një kohë të pacaktuar.
Shpresoj të mund të kem një rikuperim të shpejtë dhe të kthehem sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Dua në një video në Instagram. Dua performoi në disa koncerte në Australi ku shoqëronte Bruno Marsin për disa performanca.
Këngëtarja pati një vit shumë të suksesshëm së fundmi duke fituar dy çmime në Brit Awards.