December 23, 2024

Beshiktash, shumë i vogël para Bayern Munich

Bayern Munchen fitoi edhe sfidën e dytë përpara turqve të Beshiktash në përballjen e 1/8-ave të finaleve të Champions League. Në sfidën e luajtur në Stamboll, gjermanët triumfuan 3-1 ndërsa në takimin e parë kishin fituar 5-0.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për bavarezët, me golin e shënuar në minutën e 18-të nga Thiago Alcantara. Në fraksionin e dytë shënohen dy gola të tjerë. Fillimisht Gonul shkakton autogol, duke i çuar shifrat në 0-2.

Turqit shkurtuan diferencën në të 59-ën, ku Love përfitoi nga një gabim i bavarezëve dhe realizon për 1-2. Rezultatin final e vulosi Wanger, i cili realizoi golin për 1-3.

Me rezultatin e përgjithshëm 8-1, Bayernn Munich kualifikohet në çerekfinalet e Champions League. Bayern bëhet skuadra e shtatë që kalon në këtë fazë pas Real Madrid, Sevilla, Liverpool, Manchester City, Juventus dhe Roma.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com